Kreshnik Spahiu: Tabuja që duhet të thyejë opozita për të mposhtur Edi Ramën

2 Nëntor 2022 | 22:35

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, analisti Kreshnik Spahiu foli për zgjedhjet lokale ku tregoi dhe tabunë që duhet të thyejë opozita për të mposhtur Edi Ramën.

Spahiu theksoi se PD duhet të vijë me një frymë dhe moral të lartë në mënyrë që të marrë më shumë vota se PS më Tiranë.

Më tej ai theksoi se Tirana dhe Durrësi janë kthyer në bastione të majta.

“Kam prej shumë vitesh që kam qenë kritik ndaj Lulzim Bashës dhe nuk kam menduar asnjëherë ajo parti e ka mbështetur si elektorat at individë. Janë dy qytete kryesore që Tirana dhe Durrësi janë shndërruar në bastione të së majtës dhe PD e opozita e kanë shumë të vështirë ta thyejnë këtë tabu. Në zgjedhjet qe fundit ka një diferencë shumë të lartë mes socialistëve dhe demokratëve në Tiranë. Janë afro 40 mijë vota diferencë. Që të thyhen këto vota, PD duhet  të vinte me një frymë dhe një moral më të lartë në çdo aspekt në këto zgjedhje”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026