Kreu i agjencisë së OKB për refugjatët: Mohimi i ushqimit në Gaza është armë lufte

13 Maj 2025 | 07:27

Philippe Lazzarini-n, komisioneri i përgjithshëm të UNRWA-s, agjencisë së OKB-së që mbështet refugjatët palestinezë ka folur në një intervistë për BBC ku tha se po i mbaronin fjalët “për të përshkruar mjerimin dhe tragjedinë që po prek njerëzit në Gaza. Ata kanë kaluar tashmë më shumë se dy muaj pa asnjë ndihmë”.

“Uria po përhapet, njerëzit janë të rraskapitur, njerëzit janë të uritur, mund të presim që në javët e ardhshme, nëse nuk vjen asnjë ndihmë, njerëzit nuk do të vdesin për shkak të bombardimeve, por do të vdesin për shkak të mungesës së ushqimit. Ky mohim ndihmës humanitare po përdoret si armë.”

Përditësimi më i fundit i IPC thotë se Gaza është pranë urisë, e gjithë popullsia, më shumë se dy milionë njerëz, pothuajse gjysma e të cilëve janë fëmijë, po përjeton pasiguri akute ushqimore. Thënë thjesht, kjo do të thotë se ata po vuajnë nga bllokada e Izraelit.

IPC thotë se 470,000 banorë të Gazës, 22% e popullsisë, janë në një klasifikim që e quan “Faza 5 – katastrofa”. IPC e përcakton atë si një gjendje në të cilën “të paktën një në pesë familje përjeton një mungesë ekstreme të ushqimit dhe përballet me urinë që rezulton në varfëri, nivele jashtëzakonisht kritike të kequshqyerjes akute dhe vdekje”.

Në terma praktikë, klasifikimi i fazës pesë, më akut i përdorur nga IPC, vlerëson se “71,000 fëmijë dhe më shumë se 17,000 nëna do të kenë nevojë për trajtim urgjent për kequshqyerje akute”.

Mijëra ton ushqim, ndihmë mjekësore dhe furnizime humanitare që u nevojiten ndodhen vetëm pak kilometra larg, në anën tjetër të kufirit në Egjipt.

I pyetur nëse ai ishte dakord me ata që e kanë akuzuar Izraelin se u mohon ushqimin dhe ndihmën humanitare civilëve si një armë lufte, Lazzarini tha:

“Nuk kam absolutisht asnjë dyshim,” tha ai, “se kjo është ajo që kemi parë gjatë 19 muajve të fundit, veçanërisht gjatë dy muajve të fundit. Ky është një krim lufte. Kuantifikimi do të vijë nga GJND-ja (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) jo nga unë, por ajo që mund të them, ajo që shohim, ajo që vëzhgojmë, ushqimi dhe ndihma humanitare po përdoren vërtet për të përmbushur objektivin politik ose ushtarak në kontekstin e Gazës.”

Sipas BBC, Gaza ishte një nga vendet më të mbipopulluara në tokë para luftës. Plani i Izraelit është të detyrojë sa më shumë banorë të Gazës të zhvendosen në një zonë të vogël në jug, pranë rrënojave të qytetit të Rafah, i cili është shkatërruar pothuajse tërësisht.

Përpara se të ndodhë kjo, zyra humanitare e OKB-së vlerëson se 70% e Gazës është tashmë praktikisht e ndaluar për palestinezët. Plani i Izraelit është t’i lërë ata në një zonë edhe më të vogël. OKB-ja dhe grupet kryesore të ndihmës hedhin poshtë pretendimet izraelite se Hamasi vjedh dhe kontrollon ushqimin që hyn në Gaza. Ata kanë refuzuar të bashkëpunojnë me një skemë të menduar nga Izraeli dhe SHBA-ja që do të përdorte firma private sigurie, të mbrojtura nga trupat izraelite, për të shpërndarë racione bazë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt

Omani njoftoi të martën hapjen e një korridori të përkohshëm detar për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke përmendur përgjegjësinë e tij ndaj...
08:32 | 24/06/2026

Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën në mëngjes se i kishte urdhëruar Departamentit të Drejtësisë të hetonte kompanitë e naftës për çmimet e...
08:10 | 24/06/2026

Koreja e Veriut zbulon shkatërruesin e ri, sinjalizon zgjerimin e fuqisë detare të mbështetur nga armët bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se forcat e tij të armatosura po “pajisin Marinën me armë bërthamore”, raportuan mediat shtetërore të...
08:04 | 24/06/2026