Kreu i Bashkisë Tiranë njofton miratimin e lejes për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën me dije se Këshillit Kombëtar i Territorit ka miratuar sot lejen për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
“KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG)”, shkruan Veliaj në “Facebook”.
Ky vendim i KKT-së vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk ka zbardhur ende vendimin në lidhje me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta për prishjen e godinës së mëparshme.
Presidenti i Republikës ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Godina e Teatrit Kombëtar u shemb me datë 17 maj të vitit 2020, pak orë para se të gdhinte, ndërsa aktivistët për mbrojtjen e tij ishin në ambientet e teatrit. Atë ditë dhe ditët në vazhdim pati protesta nga aktivistë dhe nga shoqëria civile.
Debati për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nisi në fund të vitit 2017 dhe fillim të vitit 2018, por shembja e godinës u bë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me disa nga artistët për ndërtimin e godinës së re.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta