Kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit kritikohet për puthjen në buzë të lojtares

21 Gusht 2023 | 14:23

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është kritikuar për puthjen në buzë të Jenni Hermoso, pasi Spanja fitoi Kupën e Botës për femra.

Rubiales puthi Hermoson gjatë ceremonisë pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë në finalen e së dielës.

“Nuk më pëlqeu”, tha Hermoso në Instagram, por një deklaratë e lëshuar më vonë në emër të saj mbrojti Rubiales.

Ministrja e qeverisë Irene Montero tha: “Është një formë e dhunës seksuale që gratë vuajnë çdo ditë”.

Montero, ministre e barazive e Spanjës, shtoi se deri më tani ka qenë “e padukshme” dhe se është diçka që “ne nuk mund ta normalizojmë”.

“Nuk duhet të supozojmë se puthja pa pëlqim është diçka që ‘ndodh’”, tha ajo.

Në komentet e lëshuara më vonë nga federata spanjolle e futbollit Hermoso – golashënuesja më e mirë e të gjitha kohërave të Spanjës – tha se momenti ishte një “gjest i natyrshëm dashurie”.

“Ishte një gjest reciprok krejtësisht spontan për shkak të gëzimit të jashtëzakonshëm që sjell fitimi i një Kupe Botërore”, shtoi sulmuesja 31-vjeçare.

Veprimet e Rubiales u kritikuan shumë në mediat sociale. Rubiales i tha transmetuesit spanjoll COPE se ishte “një puthje mes dy miqve që festonin diçka” dhe atyre që e shihnin ndryshe ishin “idiotë dhe budallenj”.

“Le t’i injorojmë ato dhe të shijojmë të mirat”, shtoi ai.

Spanja fitoi Kupën e Botës pavarësisht polemikave për trajnerin Jorge Vilda, i cili i mbijetoi revoltë së lojtareve për të mbajtur detyrën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026