Kreu i ILD: Prokurorët të mbrohen nga ndërhyrjet, por duhet të mbajnë përgjegjësi për shkeljet profesionale ose etike

13 Maj 2026 | 12:05

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i shoqërar nga Zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë Elena Pelushi, priti këtë të mërkurë në takim një përfaqësi të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, të kryesuar nga prokurori Gëzim Spahiu.

Mësohet se Spahiu e njohu Metanin me objektivat e shoqatës së krijuar në dhjetor 2025, me synimin për të ofruar një strukturë të qëndrueshme dhe të organizuar, e cila do të shërbejë si një pikë referimi për zhvillimet e rëndësishme, problematikat dhe çështjet që lidhen me statusin dhe funksionin e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e pavarësisë së prokurorëve si shtyllë themelore e sundimit të ligjit dhe qeverisjes demokratike. U tha se prokurorët duhet të ushtrojnë detyrat e tyre të lirë nga ndikimet e paligjshme, duke respektuar plotësisht Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, pasi një prokuror i pavarur forcon besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe tek barazia para ligjit.

Njëkohësisht, diskutimi vuri në pah se pavarësia duhet të shkojë paralelisht me përgjegjësinë, profesionalizmin, integritetin dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve dhe institucioneve.

Metani vuri në dukje se balanca ndërmjet pavarësisë dhe llogaridhënies është thelbësore.

“Prokurorët duhet të jenë të mbrojtur nga ndërhyrjet e padrejta, por njëkohësisht të mbajnë përgjegjësi për shkeljet profesionale ose etike. Vetëm përmes këtij ekuilibri mund të ndërtohet një sistem drejtësie i besueshëm, transparent dhe në shërbim të interesit public”, u shpreh ai.

Gjatë bashkëbisedimit, vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu rëndësisë së ruajtjes dhe rritjes së besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Të dyja palët ranë dakord se besimi i publikut forcohet përmes hetimeve të paanshme, zbatimit të qëndrueshëm të ligjit, transparencës institucionale dhe komunikimit efektiv me publikun.

Bashkëbisëduesit u angazhuan për të vazhduar dialogun konstruktiv dhe bashkëpunimin për çështje që kontribuojnë në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe avancimin e interesit publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026