Kreu i KQZ tregon procedurën dhe afatin: Rezultati i zgjedhjeve do dalë më shpejt
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se rezultati i zgjedhjeve këtë vit pritet të shpallet më shpejt se sa në zgjedhjet e kaluara.
Ai theksoi se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për kolicioniet dhe për partitë politike maksimumi mund të zgjasë deri në 72 orë.
“Shpresojmë që për partitë politike dhe koalicionet më shpejt se herët e tjera. Nuk e besoj brenda natës. Shpresojmë që të mos kemi probleme dhe të kemi një kohë më shkurtër për koalicionet dhe për partitë politike. Shpresojmë në 48 orët ose maksimumi 72 orë, për partitë”, tha ai.
Përballë një paneli gazetarësh në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, z. Celibashi shpjegoi konkretisht se si do të procedohet me numërinim e votës për partinë, ose për votën preferenciale.
Ai shtoi se fleta e votimit do të rivlerësohet dy herë, njëherë për partinë ose kolicionin dhe pastaj për votën preferenciale.
“Fillimisht do të nxjerrim për partitë dhe koalicionet. Do bëhet tabulimi i këtij rezultati dhe pasi të ketë përfunduar tabulimi për çdo qendër votimit të një qarku, pra, të ketë përfunduar procesi i nxjerrjes së rezultatit të partisë dhe koalicionin të tabulohet ky rezultat dhe pastaj menjëherë do të fillojë procesi i rivlerësimit, se e njëjta fletë votimi është, por që do numërohet dy herë”, tha ai .
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës