Kreu i OKB: Lindja e Mesme është në buzë të greminës
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbajti një fjalim në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën.
Guterres tha se Lindja e Mesme është në buzë të një gremine pas përshkallëzim të rrezikshëm në fjalë dhe veprime të ditëve të fundit.
“Një llogaritje e gabuar, një komunikim i gabuar, një gabim mund të çojë në një konflikt rajonal të shkallës së plotë që do të ishte shkatërrues për të gjithë të përfshirë dhe për pjesën tjetër të botës”, tha ai.
Duke deklaruar se rreziku në rajon është në nivelin e tij më të lartë, Guterres bëri thirrje për moderim për të gjitha palët dhe tha: “E ritheksoj se dënoj fuqishëm përshkallëzimin serioz të shkaktuar nga sulmi në shkallë të gjerë i nisur nga Irani kundër Izraelit më 13 prill.
“Përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti ose në çfarëdo mënyre që nuk është në përputhje me qëllimet e Kombeve të Bashkuara është i ndaluar nga Karta e OKB-së”, tha ai.
Duke dënuar sulmin e Izraelit ndaj Konsullatës iraniane në Damask, kryeqyteti i Sirisë, Guterres tha: “Parimi i imunitetit të ndërtesave diplomatike dhe konsullore dhe personelit duhet të respektohet në të gjitha rastet, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)