Kreu i OKB në Kajro, Izraeli dhe Egjipti kërkojnë garanci
Kalimi i Rafahut mes Egjiptit dhe Gazës do të hapet këtë të premte. Kështu ka raportuar televizioni shtetëror egjiptian “Al Kahera”.
Megjithatë, ende nuk dihet se në cilat kushte kjo do të ndodhë dhe se sa do të zgjasë. Për momentin, kolona kamionësh me ndihma humanitare presin në njërën anë dhe refugjatët në anën tjetër.
“Ndodhem në Egjipt për të ndjekur përgatitjet për shpërndarjen e ndihmave për qytetarët në Gaza. Në këto përpjekje, aeroporti “El Arish” dhe kalimi i Rafahut janë jo vetëm pika kritike, por edhe shpresa jonë e vetme, janë linjat e shpëtimit për njerëzit në Gaza,” – tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjitha palëve, Egjiptit, Hamasit dhe Izraelit, të garantojnë kalimin.
“Izraelitet kanë shqetësime serioze për devijimin e asistencës humanitare. Ata druhen se ndihmat do të rrëmbehen nga Hamasi. Ne po punojmë për një marrëveshje në mënyrë që ndihmat të menaxhohen si duhet,” – u shpreh Matthew Miller nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Nga ana e tij, Egjipti kërkon garanci nga Izraeli. Kajroja zyrtar kërkon garanci për sigurinë e njerëzve, ngarkesave dhe të vetë kalimit. Gjithashtu, Egjipti nuk ka dëshirë të presë dhjetëra në mos qindra mijëra refugjatë në territorin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng