Kreu i opozitës në Hungari, akuza Rusisë për ndërhyrje politike
Udhëheqësi opozitar Peter Magyar e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në politikën hungareze pasi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) lëshoi një deklaratë, ku pretendohej se Komisioni Evropian po shqyrton “ndryshimin e regjimit në Budapest”.
Në pushtet që nga viti 2010, kryeministri hungarez, Viktor Orban, është kritikuar nga disa udhëheqës të tjerë të Bashkimit Evropian për raportet e mira të Qeverisë së tij me Moskën dhe për kundërshtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën – që po përballet me pushtimin rus që nga viti 2022 – ndërkohë që kabineti i tij po përpiqet të ringjallë ekonominë pas rritjes së inflacionit.
Disa analistë politikë thonë se, me partinë e tij të djathtë Fidesz që renditet pas Partisë Tisza të qendrës së djathtë të Magyarit në sondazhe, Orban po përballet me sfidën më të vështirë të sundimit të tij në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen pranverën e ardhshme.
Në njoftimin e SVR-së, të publikuar të mërkurën, u tha se bazuar në informacionin që ka pranuar ky shërbim, Komisioni evropian e sheh udhëheqjen aktuale të Hungarisë si pengesë gjithnjë e më serioze për një “Evropë të bashkuar”.
Tetorin e vitit të kaluar, Orban, i cili ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndalur importet e energjisë ruse, po ashtu pretendoi se ekzekutivi i ri i BE-së po përpiqej të rrëzonte Qeverinë e tij dhe të vendoste një administratë “kukull” në Budapest.
“Brukseli është i zemëruar për përpjekjet e Budapestit për të ndjekur një politikë të pavarur dhe për të ndikuar në vendimmarrjen kolektive, veçanërisht sa i përket Rusisë dhe Ukrainës”, tha SVR-ja, duke e përshkruar Magyarin si besnik ndaj “elitave globaliste”.
Magyar tha se Rusia po përpiqet të ndërhyjë drejtpërdrejt për të ndikuar te votuesit në Hungari.
Budapesti është anëtar edhe i NATO-s, por nën udhëheqjen e Orbanit ka refuzuar që të dërgojë armë në Ukrainën fqinje.
“Dje nisi zyrtarisht një operacion kundër Hungarisë. Një shtet i huaj, një shtet jo aleat, po ndërhyn në mënyrë aktive në çështjet e brendshme të shtetit tonë”, shkroi Magyar në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij