Szijarto: Mercedes po ndërton fabrikën më të madhe të makinave në Hungari
Kompania Mercedes po ndërton fabrikën më të madhe të makinave në Hungari, tha sot Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i vendit, Peter Szijártó, në prag të garës së 40-të të Formula 1 për Çmimin e Madh të Hungarisë.
Pasi bisedoi me përfaqësuesit e gjigantit gjerman të automobilave, Szijártó njoftoi se investimi në Kecskemet në pjesën qendrore të Hungarisë po ecën sipas planit dhe se “modele krejtësisht të reja Mercedes me teknologjinë më moderne” do të dalin nga linjat e prodhimit në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, raporton agjencia hungareze e lajmeve MTI.
Siç deklaroi ai, kapaciteti i fabrikës do të jetë 300,000 automjete në vit, gjë që do ta çojë prodhimin total të makinave në Hungari në një milion automjete në vit.
“Ne po bashkëpunojmë me Mercedes për të përdorur vështirësitë globale si një avantazh për Hungarinë. Prodhuesi gjerman është partneri ynë strategjik. Së bashku po punojmë për ta shndërruar situatën e shkaktuar nga paaftësia e Komisionit Evropian dhe Presidentes Ursula von der Leyen në një mundësi, në mënyrë që Hungaria të dalë nga kriza më e fortë, siç ka bërë tashmë në të kaluarën”, tha Szijarto.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid