Kreu i radikalëve të djathtë në Holandë drejt formimit të qeverisë
Politikani anti-Islam dhe anti-emigrantë, Geert Wilders është në prag të ndërmjetësimit të një koalicioni me 4 parti në Holandë, 6 muaj pasi doli i pari në zgjedhjet kombëtare.
Në këtë mënyrë, ai i ka hapur rrugë perspektivës që një tjetër vend anëtar i Bashkimit Evropian të anojë nga e djathta ekstreme, në një kohë kur mungojnë pak javë nga zgjedhjet euro-parlamentare.
Wilders ka deklaruar se nuk pret që të bëhet vetë kryeministër, sepse ai mbetet shumë ekstrem për partnerët e koalicionit, por subjekti i tij politik Partia për Liri do të jetë forcë udhëheqëse në koalicionin katërpartiak.
Me ekstremistët e djathtë dhe populistët që tashmë janë pjesë e shumë qeverive në bllokun 27-anëtarësh, partitë e tyre duket se do të fitojnë terren në zgjedhjet e qershorit.
“Shpresoj ta arrijmë këtë dhe mendoj se do ta arrijmë. Nuk shoh alternativë tjetër”, ka thënë Wilders për mediat holandeze ditën e mërkurë, pak pasi 4 partitë arritën një marrëveshje për financimet e qeverisë, që ishte dhe pengesa e fundit në bisedime.
Se kush do të bëhet kryeministër, kjo mbetet e paqartë; por ajo që dihet është se Partia Popullore e kryeministrit në ikje Mark Rutte dhe populistët e Lëvizjes për Qytetarët dhe Fermerët janë të përfshirë gjithashtu në bisedime.
Partia e Lirisë e drejtuar nga Wilders fitoi 37 vende në dhomën e ulët me 150 mandate të Parlamentit holandez dhe të bashkuara, 4 partitë kanë një mazhorancë të fortë prej 88 mandatesh.
Pas dy dekadash në opozitë, Wilders duket se ka shansin të udhëheqë një popull të njohur për shoqërinë e tij tolerante, por ai ka hequr dorë nga shumë pika të agjendës së tij politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
- 18:45 Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin
- 18:37 Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin
- 18:36 Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan