Kreu i Shoqatës “Çamëria”: Ligji i Luftës absurd! Greqia ka vendosur të mos e heqë
Kreu i Shoqatës “Çamëria”, Liljan Idrizaj, është shprehur se Ligji i Luftës me Greqinë është një absurd i vendit fqinj.
Komentet Idrizaj i bëri në një lidhje me emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se deri më tani, ndryshe nga sa pritej, pala greke ka vendosur të mos e heqë këtë ligj.
Ai tha gjithashtu se jo vetëm shoqatat apo historianët, por sipas tij, për këtë çështje duhet të punojë më shumë edhe Parlamenti e qeveritë.
“Pasojat e Ligjit të Luftës janë për të gjithë shqiptarët. Por siç dihet edhe për shqiptarët e Çamërisë që janë viktimat e këtij ligji dhe gjenocidit të deklaruar, tashmë të njohur nga Parlamenti shqiptar në vitin 1994. Më shumë se Shoqata Çamëria që unë e kryesoj, nuk besoj se ka bërë ndonjë aktor apo faktor në Shqipëri.
Ne jemi më shumë të kënaqur nëse zgjidhet problemi. Ligji i Luftës është një absurd. Nuk mjafton ne si shoqatë dhe zotërinjtë historianë me e theksu këtë problem, por duhet që Parlamenti, ajo që po bëhet të enjten, por në formë kërkese miqësore dhe serioze detyron edhe grekët që të japin një përgjigje përfundimtare dhe shteruese për këtë ligj.
Pas viteve 90-të kemi fluturuar se problemet me Greqinë do zgjidhen e do ecin shumë më shpejtë. Por pala greke me të cilën nga ka bekuar ose mallkuar Zoti që kemi komshinj, ka vendosur të mos e heqë këtë ligj.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit