Kreu i UEFA-s në Tiranë, takime me Ramën dhe Dukën

4 Shkurt 2022 | 12:22

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin mbërriti ditën e djeshme në Tiranë pas situatave të krijuara kohët e fundit mes përplasjeve të Dukës me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Ai u takua me kryeministrin Edi Rama dhe më pas vazhdoi takimet në selinë e FSHF, ku është takuar me Presidentin Armand Duka.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi nëpërmjet rrjeteve sociale për takimin e tij me presidentin e UEFA-s duke thënë ky takim kishte një qëllim të përbashkët, atë të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori.

Për zgjedhjet në FSHF, Presidenti i UEFA-s, tha se në ditët në vijim do të mbërrijë një ekip nga UEFA për të garantuar që nuk do të ketë ndërhyrje nga asnjë palë jashtë futbollit.

Kreu i Federatës së Futbollit Europian u nis më pas drejt aeroportit duke lënë pas shumë pikëpyetje, të cilat pritet të zgjidhen në vazhdim nga deklaratat zyrtare të UEFA-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana

Belgjika e Rudi Garcias u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Botës me një performancë të shkëlqyer. Brenda natës, “Djajtë e Kuq” i mposhtën Shtetet e Bashkuara të Mauricio Pochettinos me rezultatin 4-1 , duke i...
13:25 | 08/07/2026

E pazakontë apo e parashikueshme? Si po e dominon Evropa Kupën e Botës

Historikisht, ekipet evropiane nuk performojnë mirë në Kupat e Botës që mbahen jashtë kontinentit. Vetëm dy herë që nga viti 1930 ata kanë triumfuar në...
12:59 | 08/07/2026

Rusia kthehet në Olimpiadë! Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq pezullimin e vitit 2023

Padyshim është njëra nga superfuqitë e sportit. Edhe pse jo në majë të Olimpit si në kohën e Bashkimit Sovjetik, sërish Rusia mbetet vendi I...
12:32 | 08/07/2026