Kreu i Wagner synon karrigen e Putin

12 Mars 2023 | 20:00

Njeriu që drejton mercenarët e rusë në Ukrainë shihet nga analistët si një prej personazheve që mund të synojë të marrë postin e Vladimir Putin.

Yevgeni Prigozhin është një nga emrat më të lakuar muajt e fundit për luftën në Ukrainë. Biznesmeni që është dënuar më parë për vjedhje është në krye të grupit të merenarëve rusë që luftojnë në Ukrainë.

Llogaritet se si kontraktor i ushtrisë ruse ai ka grumbulluar rreth vetes të paktën 50 mijë forcë. Merecenarët e tij kryejnë operacionet e pista, vrasje, rrëmbime dhe masakra, në zonat ku Kremlini nuk do të përfshihet zyrtarisht.

Gjurmët e tij janë hasur në Siri dhe vendet e Afrikës, ku Rusia ka interesa të forta ekonomike.

Por në luftën në Ukrainë kreu i Vagner ka vendosur të mos rrijë gjatë në hije. Në mediat ruse ai shfaqet çdo javë duke bërë propagandë për luftën në Ukrainë.

Ai është parë shpesh duke kryer rekrutime në burgjet ruse për ushtarë që duan të shkojnë në luftë.

Shumica e njerëzve të Gurpit Vagner janë ish të dënuar për krime të rënda, që në këmbim të luftës kundër ukrainasve u jepet liria.

Ai njihet dhe me emrin Kuzhineri i Putin, për shkak se zyrtarisht kontratat qindra miliona dollarë për ushqimet e ushtrisë ruse kalojnë nga kompanitë e tij private.

Së fundit, analistë rusë që jetojnë në perëndim kanë hedhur idenë se Pigozhin mund të jenë pasuesi i Vladimir Putin.

Fuqia ekonomike që ai ka grumbulluar, si dhe popullariteti në rritje gjatë luftës në Ukrainë, e kanë bërë atë një figurë dominuese në rrethet politike të Kremlinit.

I njohur për taktikat brutale të luftës, grupi Vagner shihet si një rrezik edhe për vet pushtetin e Vladmir Putin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026