Që të fitonin lejen e qëndrimit në Itali, çifti shqiptar braktis djalin
Një çift shqiptarësh vendosën të braktisnin djalin e tyre 17-vjeçar në mënyrë që të fitonin lejen e qëndrimit në Itali.
Historia nisi në derën e një komisariati në Piza. “Jam i vetëm askush nuk kujdeset për mua”, këto ishin fjalët , me të cilat djaloshi 17-vjeçar rrëfeu “dramën” e jetës së tij.
Autoritetet e qytetit italian Piza u vunë menjëherë në lëvizje për të ndihmuar djaloshin shqiptar në mënyrë që ai të kishte strehë, shkollim si dhe të integrohej në shoqëri.
Po ashtu autoritetet filluan nga puna që jetimi shqiptar të ketë një leje qëndrimi që i lejon të qëndrojë i qetë në Itali, të përfundojë kursin e studimeve dhe një ditë të hyjë në botën e punës.
Megjithatë kur policët e zyrës për të miturit nisën hetimet zbuluan se i mituri kishte mbërritur në Itali vetëm dy ditë më parë dhe në listën e pasagjerëve që kishin ardhur me të njëjtin avion si ai, ishte edhe një çift me të njëjtin mbiemër me 17-vjeçarin.
Kryqëzimi i të dhënave me autoritetet shqiptare zbuloi të vërtetën. Në atë avion djali nuk ishte aspak vetëm por me prindërit e tij. Bileta, për më tepër, ishte blerë online nga një bashkatdhetar nga provinca e La Spezia-s.
Sipas mediave italiane hetimet po vazhdojnë me bindjen se e gjithë historia është vetëm një kornizë për të përfituar nga mundësitë që ofron shteti italian për të ndihmuar të miturit e huaj.
Ndërkohë u zbulua se prindërit e 17-vjeçarit kishin blerë një biletë për anijen që do t’i kthente në Shqipëri pa djalin. Ata u ndaluan nga Policia Kufitare Detare e Barit, dhe u urdhëruan që të kthehen për të marë djalin e tyre “të braktisur”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë