109 patenta të pezulluara, policia arreston 8 shoferë brenda 24 orëve

12 Mars 2023 | 17:30

Pavarësisht aksidentit tragjik të ndodhur pak ditë më parë ku shkak ishte shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, duket se qytetarët vijojnë të jenë të pakujdesshëm për veten, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Në 24 orët e fundit 8 shoferë janë vënë në pranga pasi ishin duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrolleve që ka ushtruar policia rrugore, 109 leje drejtimi janë pezulluar,  83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

234 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit.

Ndërsa 628 drejtues janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Po ashtu 211 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara, 6 për manovra të gabuara apo gara shpejtësie, 395 shoferë janë ndëshkuar për mos-vendosje të rripit të sigurimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026