Elbasani bëhet gati për Ditën e Verës. Aktivitetet “pushtojnë” qytetin
Edhe pse dy ditë para festës së Ditës së Verës, në Elbasan kanë filluar përgatitjet për këtë ditë. Koncerte dhe aktivitete të shumta janë menduar që të zhvillohen gjatë Ditës së Verës.
Gazetari i Euronews Albania, Renato Tafani në një lidhje direkte nga Elbasani ka treguar më tepër rreth aktiviteteve që pritet të realizohen në këtë qytet për këtë festën e 14 Marsit.
“Elbasani është i tejmbushur me aktivitete kësaj dite. Në qendër të qytetit të elbasanit do ketë muzikë, do ketë disa aktivitete sportive, do jenë disa kampionate të shkollave 9-vjeçare të cilat janë përgatitur për paraduiten e Ditës së Verës. Gjithashtu do jenë karnavalet e këtyre shkollave që do të hapin siparin për sa i përket aktiviteteve të asaj dite.
Do jenë këto aktivitete që do organizohen nga nxënës të shkollave 9-vjeçare të Elbasanit që do shoqërojnë pjesën e parë të aktiviteteve. Më pas në 12 të mesditës, do jetë një koncert festiv me muzikë live në qendër të qytetit të Elbasanit dhe për sa i përket asaj dite tradita e do që të paktën qytetarët ellbasanës, dreka e asaj dite duhet të kalohet me familjarët e veçanërisht në natyrë, ndaj shpresojmë që koha të jetë e mirë.
Duhet të theksoj një detaj të rëndëishëm, para 14 marsit edhe data 13 ka rëndëisnë e vetë, do të jetë edhe koncerti që do mbahet në sheshin kryesor të qytetit të Elbasanit. Koncerti do të mbledhë një sërë artistësh të njohur si Alban Skënderaj e të tjerë, të cilët do shoqërojnë për orë të tëra qytetarët”, tha për Euronews gazetari Renato Tafani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë