“Dukagjini kërkon rrugën”, banorët në protestë: Po merr jetë njerëzish, të ndërtohet

12 Mars 2023 | 17:09

65 viktima dhe qindra të plagosur ndër vite është bilanci nga aksidentet në rrugën e Dukagjinit. Banorët kërkojnë ndërtimin e saj.

“Banorët janë lënë jashtë shërbimeve shëndetësore dhe arsimore pa të drejta pronësie”-shprehet banorja Marjana Koçeku,

Viktor Arrinaj humbi të vëllanë dhe një kushëri në një nga aksidentet që mori jetën e 10 banorëve 16 vite më parë.

“Kam humbur vëllanë tim dhe kushëririn. I bëj thirrje qeverisë që të bëjë rrugën sepse është shumë e domosdoshme”- nënvizoi Viktor Arrinaj.

Gjatësia e rrugës është 60 km dhe ndërtimi i saj do të ishte jetik për zhvillimin e dhjetra fshatrave në 3 njësi administrative.

“Nuk kanë ndërtuar një rrugë. Rrugët e veriut janë që në kohën e mbretit. Kjo është e dhimbshme”- tha ambientalisti Sazan Guri.

Qindra banore firmosën peticionin i cili më pas do i drejtohet qeverisë shqiptare. Në fund banorët përmes një komunikate parashtruan disa kërkesa.

Ky aks rrugor për të cilin banorët po protestojnë ka qenë një burim aksidenti dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, dy ndër ngjarjet me të tmerrshme të regjistruara në këtë aks rrugor është ajo e vitit 1985 ku humbën jetën 28 persona dhe ajo e marsit 2007, ku humbën jetën 10 persona.

Ndërkohë menjëherë pas kësaj proteste ka reaguar deputeti dhe kandidati i mundshëm për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci i cili është shprehur se do i bashkohet peticionit dhe shumë shpejt do realizohet një tryezë e përbashkët me ekspertët dhe banorët e zonës për prezantimin e projektit.

Nga ana tjetër, Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë Rama që ka anulluar investimin e kësaj rrugë, si dhe ka bllokuar çdo investim tjetër që ka të bëjë me Shkodrën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026