GJKKO, sekuestro pronave të ushtrisë në Sarandë

12 Mars 2023 | 17:25

Me kërkesë të SPAK janë vendosur nën sekuestro pronat e ushtrisë në Sarandë me një sipërfaqe prej 30 mijë metra katror.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme, vjen në kuadër të hetimeve gati 2-vjeçare nga kallëzimi i ish-komandati i forcave detare, Artur Meçollarit, për tjetërsimin e dhjetëra hektarë tokë të Forcave të Armatosura, duke u dhënë me qira afatgjatë, me çmime minimale, dy kompanive private.

Meçollari ka kallëzuar në SPAK një sërë zyrtarësh të lartë të për ndryshimin e planeve të ndërtimit në Bazën detare Sarandë dhe Shëngjin, pa marrë miratimin e Presidentit. Siç ka shpjeguar vetë ai, njëra padi është për shpërdorim detyre në lidhje me dhënien me qira të të gjithë bazës detare të Limionit Sarandë, duke mos lënë asnjë metër katror për forcën detare, dhe e dyta është për bazën detare të Shëngjinit, ku është ndërtuar brenda pronës që ndodhet në planin e vendosjes dhe të përhapjes të Forcës Detare, që është e ndaluar kategorikisht me ligj.

Të enjten, lidhur me hetimet e kësaj çështje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku dhe ish-komondati i forcave detare, Artur Meçollari u bllafaquan në SPAK për abuzimin me pronat e ushtrisë. Meçollari si kallëzues dhe Kollçaku, si person që ka mbajtur detyrën e shefit të shtabit të përgjithshëm në kohën kur janë privatizuar bazat detare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026