Kreu qitje me armë zjarri automatik, arrestohet 36-vjeçari në Poliçan
Një 36-vjeçar në Poliçan është arrestuar pasi kishte kryer qitje me armë zjarri në një zonë jashtë qendrave të banuara.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë E. M, ndërkohë është sekuestruar arma e zjarrit automatik dhe 4 gëzhoja.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të mbështetura nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. M., 36 vjeç, banues në Otllak, Berat.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi E. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri automatik dhe 4 gëzhoja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta