Histori suksesi! Shqiptarja me albinizëm drejt politikës në Norvegji
Nora është studente e shkencave politike në Universitetin e Oslos; është nënkryetare dhe kandidate e një prej distriktereve më të mëdha në Oslo për Partinë e Gjelbër.
Ajo është gjithashtu në bordin udhëheqës të organizatës së të verbërve në Norvegji. Ka punuar dhe punon me fushata, projekte dhe organizata të ndryshme për natyrën, ambientin e pastër, të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe një shoqëri më gjithëpërfshirëse në përgjithësi – si në politikë, institucione të ndryshme, art dhe kulturë.
E reja me albinizëm tha në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se qëllimi i saj është të punojë jo vetëm për personat me albinizëm, por edhe të tjerë me aftësi të kufizuara.
Ajo tregoi se është kandidate e Partisë së Gjelbër për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në Norvegji në shtator.
“Dua të punoj jo vetëm për personat me albinizëm, por për të gjithë personat me aftësi të kufizuara. Ma ka dhënë albinizimi këtë vetëdijësimin: të kem pak më shumë empati për njerëzit si unë. Jam kandidate e Partisë së Gjelbër, në shtator janë zgjedhjet lokale në Norvegji. Është e rëndësishme ta dimë se nuk jemi vetëm; ka edhe njerëz të tjerë si ne, dhe këta njerëz do ia dalin. Ka fëmijë si ne, që kur na shohin se ia kemi dalë, frymëzohen”, tha Nora.
LEXONI GJITHASHTU:
I riu albin që u bë artist: Pranova veten, s’e lejova bullizmin të më mposhtë…
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:24 Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë
- 10:24 Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale
- 10:06 Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën
- 09:51 Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
- 09:46 Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij