I riu albin që u bë artist: Pranova veten, s’e lejova bullizmin të më mposhtë…
Ges Rabo është një këngëtar, reper, tekstshkrues e kantautor.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, i riu me albinizëm që u bë artist i suksesshëm tregoi se në fëmijëri është përballur me bullizëm, të cilin siç theksoi s’e ka lejuar ta mposhtë.
Ky mospranim sipas tij lidhet me faktin se njerëzit janë të painformuar ose nuk janë përballur ndonjëherë më parë me raste të albinizmit.
“Pjesa e parë e mënyrës si e shprehin habinë, s’e dinë se sa mund të rëndojë emocionalisht. Deri para pak vitesh, deri në moshën 13-vjeçare ka qenë e vështirë. Pastaj e pranova veten siç jam, formova personalitetin tim dhe nuk e vrava mendjen për asgjë. Mendimet që të vijnë nga njerëzit të bëjnë të mendosh çfarë kam gabim. Kur je fëmijë i përjeton ndryshe gjërat, jo vetëm në rastin e albinizmit, por çfarëdolloj bullzimi tjetër e përjeton në mënyra të ndryshme. Fatmirësisht unë ndryshova për mirë, u bëra moskokëçarës”, tha i riu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:24 Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë
- 10:24 Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale
- 10:06 Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën
- 09:51 Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
- 09:46 Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij