Krime kundër njerëzimit – Franca lëshon urdhër-arresti për Bashar al-Assad
Franca lëshoi sot urdhër-arreste për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe gjashtë ish-zyrtarë të tjerë për bombardimin e qytetit sirian të Homsit në vitin 2012, ku mbetën të vrarë dy gazetarë, njoftuan sot avokatët.
Marie Colvin 56 vjeçe, një amerikane që punonte për gazetën britanike “Sunday Times”, dhe fotografi francez Remy Ohlik 28 vjeç vdiqën më 22 shkurt 2012 në një shpërthim në qytetin lindor të Homsit, të cilin gjyqësori francez po e heton si një krim të mundshëm kundër njerëzimit, si dhe si një krim lufte, raporton France 24.
Fotografi britanik Paul Conroy, gazetarja franceze Edith Bouvier dhe përkthyesi sirian Wael Omar u plagosën në sulmin ndaj qendrës së shtypit ku punonin.
Assad iku në Rusi me familjen e tij pasi u rrëzua nga rebelët islamistë në fund të vitit 2024, megjithëse vendndodhja e tij e saktë nuk është konfirmuar.
Përveç Assadit, urdhër-arrestet synojnë konkretisht vëllain e tij Maher al-Assad, i cili ishte komandant de facto i Divizionit të 4-t të Blinduar të Sirisë në atë kohë, shefin e inteligjencës Ali Mamluq dhe shefin e atëhershëm të shtabit të ushtrisë Ali Ayub.
“Lëshimi i shtatë urdhër-arresteve është një hap vendimtar që hap rrugën për një gjyq në Francë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i Bashar al-Assad”, tha Clemence Bechtart, një avokate në Federatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH) me seli në Paris.
FIDH njoftoi se gazetarët hynë fshehurazi në qytetin e rrethuar për të “dokumentuar krimet e kryera nga regjimi i Bashar al-Assad” dhe se ata ishin viktima të “bombardimeve të synuara”.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë