Krime lufte në Ukrainë, ekspertët vazhdojnë zhvarrimet në qytetin e Limanit

12 Tetor 2022 | 18:48

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë nxjerrë trupa të shumtë nga një varr masiv në qytetin ukrainas të Limanit.

Autoritetet po përpiqen të mbledhin provat për një periudhë 4-mujore, gjatë të cilit qyteti lindor ishte nën pushtimin rus.

Trupat e fundit të gjetur i përkasin ushtarëve ukrainas të varrosur bashkërisht në varrin masiv.

“Kemi gjetur trupat e më shumë se 50 ushtarëve dhe civilëve. Varri masiv është i madh, por varet nga këndvështrimi i gjithsecilit. Edhe trupat janë shumë”, thotë Pavlo Kyrylenko, drejtues i administratës ushtarake të Donjeckut.

Mes të vdekurve po gjenden edhe fëmijë, por shumica e viktimave duket se kanë vdekur nga bombardimet.

Hetuesit thonë se kanë zbuluar edhe prova për ekzistencën e dhomave të torturave, por tregohen të kujdesshëm për këtë pistë dhe për të treguar nëse viktimat kanë shenja torturash.

Limani është në duart e forcave ukrainase që prej fundit të shtatorit, muaj kur kundërofensiva e tyre çoi në rimarrjen nën kontroll të territoreve të shumta në rajonet e Kharkivit, Donjeckut dhe Khersonit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026