Krimet e rënda po ndodhin prej të metave në sistemin penal, thotë eksperti

28 Shtator 2021 | 21:25

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça është i mendimit se krimet e rënda që po ndodhin në Shqipëri po vijnë si rrjedhojë e të metave që ka prej vitesh sistemi penal.

Karamuça e shprehu këtë mendim gjatë emisionit “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania. Ai mori shkas nga vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama për të kujtuar të ashtuquajturat “4 cikle kriminologjike shqiptare”.

Për ciklin e parë Karamuça tha se bëhet fjalë për “ciklin familjar” që ka dështuar.

“Këtij autorit [Aldi Rama] i ka dështuar, sepse i janë divorcuar prindërit… ka pasur trauma,” – konkretizoi eksperti.

Për ciklin e dytë Karamuça përmendi “ciklin e mbështetjes sociale”, që nënkupton kontrollin, dhe mbështetjen nga institucionet. Eksperti kujtoi se institucionet mund ta kishin drejtuar më mirë në jetë 21-vjeçarin me edukim, mbështetje sociale, apo dhe profesionalizim.

Në ciklin e tretë Karamuça përmendi “ciklin e kriminalitetit”, faktin se Rama ishte përsëritës në shkeljen e ligjit, kishte hyrë dhe dalë nga burgu dhe pavarësisht kësaj nuk kishte mbikëqyrje apo më shumë vëmendje ndaj tij.

“I katërti më pas, është cikli i drejtësisë penale, kemi bërë reformë në drejtësi por jo në drejtësi penale, të gjitha këto krime që kanë ndodhur janë si pasojë e të metave që çalojnë në të gjithë këtë sistem penal që kemi sot,” – theksoi Karamuça.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026