“Krimet monstruoze i kryen shqiptarët”- VV i përgjigjet Nurellarit: Ja video e plotë

4 Prill 2023 | 11:07

Sekretari për Mediat në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku dëgjohej një fragment i fjalimit të Albin Kurtit kur ishte në opozitë, dhe ku thuhej se krimet monstruoze gjatë luftës i kanë kryer shqiptarët.

Manxhuka thotë që video e publikuar nga Nurellari është nxjerrë jashtë kontekstit me qëllime keqdashëse.

Sekretari për mediat i VV-së ka publikuar në rrjetin e tij social facebook videon e plotë, ku Kurti dëgjohet të thotë se pas krijimit të Gjykatës Speciale, shqiptarët do të akuzohen se kanë kryer krime monstruoze gjatë luftës.

REAGIMI

Ironikisht por edhe paturpësisht, ata që thirrjen kryesore e kanë se “Historia nuk mund të rishkruhet”, shpërndajnë dhe krijojnë LAJME TË RREME me qëllim ndryshimin e historikut të formimit të Gjykatës Speciale.

Ditë më parë, deputeti i PDK-së Hisen Berisha në Kuvend, e mbrëmë edhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari në Euroneës Albania iu referuan dhe përdorën në mënyrë manipulative një deklaratë të shkëputur të kryeministrit, atëherë Kryetar dhe deputet i LV-së, pikërisht nga fjalimi i tij në Kuvend kundër formimit të Gjykatës Speciale.

Qëllimisht është hequr pjesa ‘’PAS KRIJIMIT TË KËSAJ GJYKATE….’’, pra në atë që Kryeministri Kurti tregonte se çka do të ndodhte me rrëfimin për luftën çlirimtare nëse krijohet kjo Gjykatë.

Në videon më poshtë mund të shihni deklarimet publike të deputetit të PDK, Berisha dhe anëtarit të kryesisë të kësaj partie, Nurellari, përballë deklaratës së plotë të Kryeministrit Kurti.

P.s. Në koment e gjeni videon e plotë të fjalimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026

Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte të kërkuara nga Kosova dhe grante në...
09:39 | 09/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026