“Kriminelët e strehuar në Dubai”, Balla: Ja çfarë na kanë thënë

22 Korrik 2024 | 21:39

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar në një intervistë për Euronews Albania se  policia shqiptare po bashkëpunon me autoritetet e Dubait për ekstradimin e një personi të përfshirë në krimin e organizuar.

Pra një lloj lufte, që në arsyetimin e tij bëhet kundër atyre që janë konceptuar “të paprekshmit”, referuar anëtarëve të bandave kriminale të strehuar në Dubai.

“Të gjithë ata që kanë kryer çdo lloj krimi dhe që mendojnë se janë të pakapshëm duhet të dinë se autoritetet e Dubait nuk pranojnë të strehojnë persona të cilët i fshihen drejtësisë. Ne kemi një rast konkret ku po komunikojmë me autoritetet atje dhe po mbledhim të dhëna, dosja është depozituar.” –tha ai.

Nëpërmjet fjalës së tij, ministri Balla dha një mesazh kundrejt personave që fshihen në Dubai, ku deklaroi se për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë duhet që këta persona të dalin përpara drejtësisë.

“Ka disa mënyra për t’i vendosur para drejtëisë, edhe pa pasur një marrëveshje ekstradimi. Mjafton përmes një procesi deportimi, duke na vënë në dispozicion informacionet përkatëse për këta persona.” –përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026