“Kriptorkizmi sjell infertilitet”, mjeku: Ndërhyrja brenda vitit të parë të lindjes
Kriptorkizmi, apo lindja me testikuj të pazbritur në skrotum, është anomalia më e shpeshtë që haset tek bebet meshkuj.
Mjekët theksojnë se kjo është një problematikë që duhet të korrigjohet në kohë të hershme, pasi në të kundërt mund të sjellë pasoja të rënda për fertilitetin në të ardhmen.
“Ky është shkaku numër një i infertilitetit te meshkujt. Edhe pse mund të trajtohet në kohën e duhur, në rastet kur një testikul është i zbritur dhe tjetri jo, 30% e rasteve përfundojnë në infertilitet. Kur të dy testikujt janë të pazbritur, vetëm në 40% të rasteve individi mund të jetë fertil, ndërsa në 60% të rasteve mbetet infertil,” – deklaroi Dritan Alushani, shef i Kirurgjisë Pediatrike në QSUT.
Ai thekson rëndësinë e zbulimit dhe referimit të hershëm të kësaj patologjie nga mjekët neonatologë dhe pediatër, duke kritikuar faktin që shpesh fëmijët adresohen për trajtim shumë vonë.
“Pediatrit shpesh u thonë prindërve që testikujt do zbresin vetë. Kjo nuk ndodh. Trajtimi duhet të bëhet midis moshës 9 muajsh dhe 1 vjeç e gjysmë. Pas kësaj moshe, rreziku për infertilitet rritet ndjeshëm. Kirurgjia është e vetmja mënyrë për të trajtuar kriptorkizmin,” – theksoi Alushani.
Shefi i Kirurgjisë Pediatrike në QSUT u bën apel edhe prindërve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos neglizhojnë kontrollet e para pas lindjes.
“Nëse fëmijët nuk trajtohen në kohën e duhur, shanset për infertilitet rriten ndjeshëm, duke ulur mundësinë për të sjellë në jetë fëmijë në të ardhmen,” – përfundoi ai.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit