Krishtlindja në Kosovë, ipeshkvi uron besimtarët dhe i bën thirrje klasës politike për reflektim

25 Dhjetor 2025 | 16:28

Krishtlindjet u shënuan edhe këtë vit në Kosovë.

Përveç mesazheve të paqes, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë Dodë Gjergji, pati një thirrje edhe për politikën e qytetarët.

“E ndiej të nevojshme t’ju ftoj të jemi më të përgjegjshëm për të restauruar gjendjen në të cilin kemi jetuar në vitin që po lëmë pas, duke kryer obligimin qytetar, pasi do të kontribuojnë të gjithë që vendi të ketë stabilitet të qëndrueshëm politik, të përshpejtojë hapat drejt familjes evropiane dhe të arrijë të ruajë vlerat bazike të shoqërisë sonë”, tha Dodë Gjergji, ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë.

Ndërkohë, para meshës kryesore, Ipeshkvia organizoi pritje në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ku e pranishme ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ndërsa, sot në Ditën e Krishtlindjes, nga ora 11:00 mbahet përsëri mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë.

Mesha e feste pati edhe në Prizren e vende te tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten...
21:43 | 10/07/2026

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë

Takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, nuk solli asnjë marrëveshje konkrete për formimin...
17:39 | 10/07/2026

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026