Krishtlindje më të errëta, në Danimarkë paralajmërohen për reduktim të energjisë

8 Shtator 2022 | 09:05

A do të jenë dritat e Krishtlindjes dhe kjo atmosferë një nostalgji për ne pasi shumë qeveria në mbarë botën kanë nisur të prezantojnë planet për të kursyer sa më shumë energji gjatë këtij dimri

Edhe në Danimarkë qytetarët janë paralajmëruar se do të përballen me një dimër që do të jetë më i errët se zakonisht, dritat në rrugë do të reduktohen ose edhe mund të fiken fare.

Në disa zona autoritetet janë duke planifikuar  për të mos lejuar dritat e Krishtlindjes dhe patinazhin vjetor.

“Vejle është i bukur gjatë dhjetorit  dhe do të ishte keqardhje që duhet të kursejmë pikërisht këtu”, shprehet një banor i qytetit Vejle.

Një tjetër qytetar shpreh shqetësimin nëse Pema e Madhe e Krishtlindjes do të ndriçohet këtë vit e nëse duhet të përballen edhe me më shumë vështirësi.

Shkollat dhe ndërtesat e tjera publike do të kenë termostatet e tyre të reduktuara, edhe temperatura me një gradë mund të bëjë ndryshim në faturat.

“Nëse do ta kishit ulur në 16 gradë, do të ishim ulur me kapele dhe doreza. Kjo do të kishte qenë diçka tjetër. Por një shkallë më pak, nuk mendoj se kjo ka një ndryshim të madh për ne”, shprehet një mësues.

Dritat mund të fiken ndërmjet orës 22:00 dhe 5:00, duke lejuar sigurinë publike.

Por me hulumtimet që tregojnë se shkurtimi i përdorimit të dritave të rrugës me një orë në ditë mund të kursejë rreth 40,000 euro në vit – është një opsion i zbatueshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026