Krisja e raporteve Kurti-Osmani! Gazetari zbulon çfarë ndodhi në përplasjen e fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pasur një diskutim të tensionuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.
Nga ajo që kanë kapur kamerat, Osmani dhe Kurti shihen të jenë më të tensionuar se zakonisht, ndërsa edhe gjuha e tyre trupore duket se e konfirmon një gjë të tillë.
Gazetari Xhemajl Rexha tregoi në një intervistë për Euronews Albania se shkak i bisedës së tensionuar mes dy liderëve ishte propozimi i Avokatit të Popullit për të çuar në Kushtetuese ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
“Shkak për këtë diskutim është bërë ligji për zgjedhjet e përgjithshme që ka kaluar në kuvendin e Kosovës. Shkak i reagimit të Kurtit është bërë fjala e Avokatit të Popullit që ka paralajmëruar mundësinë për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Këtë nuk e do Kurti, ndërkohë Osmani e la të hapur mundësinë që të dërgohet… Osmani shihet nga ndërkombëtaret si një zë më i moderuar, edhe pse retorika e saj është e fortë dhe nacionaliste. Shihet si një person me të cilën mund të diskutohet më lehtë dhe të çohen politikat përpara në raport me Serbinë. Dje ishte një pamje që s’e kishim parë. Njerëzit e afërt të tyre u përpoqën ta minimizojnë, por nëse shihnin gjuhën e trupit të Kurtit duket shumë i tensionuar”, tha gazetari.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve