Kritika ndaj Donald Trump, akuzohet për tradhti ndaj Ukrainës gjatë bisedës me Putin

13 Shkurt 2025 | 17:59

Donald Trump është akuzuar për tradhti ndaj Ukrainës pas bisedës telefonike me presidentin Putin.

Edhe pse Trump ka thënë se tani ka mundësi të mira për arritjen e paqes, presidenti ukrainas Zelensky ka bërë të ditur se Kievi nuk do ta pranojë asnjë zgjidhje nëse nuk është i përfshirë në negociata.

“Sot ka mundësi të mira për t’i dhënë fund asaj lufte të tmerrshme dhe të përgjakshme,” ka thënë Trump në profilin e tij në rrjetin “Truth Social”.

Komentet e tij vijnë pak pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, insistoi se përpjekjet e shefit të Shtëpisë së Bardhë për të negociuar një marrëveshje paqeje me Rusinë nuk përbëjnë një tradhti për ushtarët ukrainas.

Disa zyrtarë ukrainas kanë deklaruar për BBC se kanë frikë se Putin mund të përpiqet ta blejë qëndrimin e Trump.

Ndërkohë, vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta pranojë asnjë marrëveshje të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë pa përfshirjen e Kievit.

Duke folur para gazetarëve, Zelensky ka theksuar se është me rëndësi që gjërat të mos shkojnë sipas planeve të Putin, i cili, sipas tij, kërkon të bëjë gjithçka që negociatat të jenë dypalëshe me Trump.

Zelensky ka shtuar se nuk e diskutoi me Trump çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, por është shprehur i vetëdijshëm se Shtetet e Bashkuara nuk e duan këtë.

Kundërshtarëve të lëvizjes së Trump iu është bashkuar ndërkohë edhe ish-këshilltari i tij për sigurinë gjatë administratës së parë, John Bolton.

“Në mënyrë të qartë, presidenti Trump u dorëzua para Vladimir Putin në negociatat për fatin e Ukrainës,” ka thënë Bolton në një intervistë për CNN.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026