Kritikat e Ramës për BE-në mbi vaksinat, Lulzim Basha: Sulmet nuk e mbulojnë dot dështimin e tij

16 Janar 2021 | 16:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka cilësuar të turpshme sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj vendeve të BE-së se nuk po i ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu siguruar vaksinën anti-Covid.

Me një shënim në “Twitter” z. Basha thotë se nuk është faji i BE-së pse Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë.

“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE-në dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër”, shkruan Basha.

Për kreun e demokratëve, kryeministri Rama ka dështuar në drejtimin e vendit.

“Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë’, shton Basha.

Teksa deklaron se 25 prilli do jetë rruga e ndarjes me të keqen, kryedemokrati shton se Shqipëria u është mirënjohëse përjetë vendeve të Bashkimit Europian për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë”, shkruan lideri i opozitës.

Ambasada e Francës në Shqipëri përmes një letre dërguar Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se kritikat e Ramës ndaj vendeve të unionit janë të papërshtatshme.

Në letër thuhej gjithashtu se BE-ja është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. 

Lexoni gjithashtu: 

Vaksinat kundër COVID-19, Ambasada Franceze i përgjigjet kritikave të Kryeministrit Rama

COVID-19, Varhelyi: Po punojmë për t’i garantuar Ballkanit Perëndimor vaksinën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026