Kritikat ndaj gjyqtarëve, Rama: Jam marrë dhe do merrem me ta kur shkelin popullin
Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me mediat nga Kryeministria ku prezantoi masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për çdo zaptim të hapësirës publike nga ndërtuesit apo lejimin e tyre nga punonjës të shtetit.
Rama tha se nuk mund të ketë masë sigurimi për ndërtimet pa leje ndërsa theksoi se edhe retorika e tij ndaj disa gjyqtarëve ka qenë për hir të interesit publik që sipas tij është cenuar në disa raste.
“Unë jam marrë me ta dhe do merrem prapë me ta, për një çështje të interesit publik jo për një çështje të lidhur me ndonjë individ dhe është një çështje edhe personale se ata të unionit janë ata që shkojnë në kushtetuese dhe kërkojnë rritje pagash në mënyrë të vazhdueshme. Se u bë një rritje pagash dhe u tejkalua skema natyrale e piramidë së pagave për t’ju dhënë fuqinë gjykatësve dhe prokurorëve që të ndihen të mbështetur, të pavarur dhe mirëpaguar dhe janë më shumë të paguar në rajon por kjo nuk do të thotë që ata të jenë mbi presidentin e republikës”, tha Rama.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit