Kritikat për sigurinë e nëndetëses Titan, reagon bashkëthemeluesi i kompanisë

23 Qershor 2023 | 11:03

CEO i OceanGate, Stockton Rush, ishte një nga pesë personat në bordin e Titan, i cili humbi jetën. Bashkëthemeluesi i tij, Guillermo Söhnlein, ka hedhur poshtë kritikat për politikat e sigurisë të kompanisë, duke thënë se njerëzit nuk kanë “të gjithë informacionin” e nevojshëm për të komentuar.

Duke folur për stacionin radiofonik në BBC Radio 4, Söhnlein, i cili u largua nga kompania dhjetë vjet më parë, por ende mban një pakicë të aksioneve në të, tha se ata që kanë komentuar mbi sigurinë e zhytësit të Titanikut “nuk janë plotësisht të informuar”. Ai shtoi se njerëzit po akuzojnë për probleme të sigurisë një kompani që ka 14 vite në eksplorimin e rrënojave të Titanikut.

Söhnlein i është përgjigjur gjithashtu regjisorit të Titanikut, James Cameron, i cili tha se kompania Ocean Gate ishte paralajmëruar për një katastrofë të tillë.

Në përgjigjen e tij Söhnlein tha se Cameroon nuk ishte aty kur u projektua zhytësja, por as gjatë testimit inxhinierik që ajo iu nënshtrua.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026