Kritiku i Vladimir Putinit i shpëton atentatit me snajper

21 Shtator 2022 | 09:09

Refugjati politik rus, Vladimir Osechkin, i njohur për kritikat ndaj presidentit Putin dhe themelues i projektit rus për të drejtat e njeriut Gulagu.net, ka rënë pre e një tentative vrasjeje në Biarritz të Francës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, sipas të cilave prokuroria lokale ka hapur një hetim për kërcënim në dëm të disidentit, por jo për tentativë vrasje dhe ka zgjedhur të mos e komentojë ngjarjen.

I cituar nga agjencia e lajmeve “France Presse”, Osechkin ka deklaruar se atentati ndaj tij u krye mbrëmjen e 12 shtatorit, teksa ndodhej në shtëpinë e tij në lokalitetin në jug-perëndim të Francës.

Sipas rrëfimit, 41-vjeçari ka qenë duke punuar në banesën e tij me dritën e fikur, të cilën e ndezi me ardhjen e bashkëshortes dhe fëmijëve.

Në atë moment – ka thënë ai – në mur u shfaq një njollë e kuqe, e cila pasi lëvizi për pak sekonda, ndaloi në trupin tim.

U shtrimë menjëherë në tokë dhe fikëm sërish dritën, kur papritur dëgjuam disa të shtëna – ka vijuar rrëfimin e ngjarjes Osechkin.

Agjentët e policisë, të cilët mbërritën në vendngjarje, morën në pyetje edhe fqinjët e aktivistit, të cilët thanë gjithashtu se kishin dëgjuar disa të shtëna.

Osechkin, përmes organizatës joqeveritare të tij, ka denoncuar vazhdimisht korrupsionin dhe torturat në burgjet ruse.

Në vitin 2001, ai publikoi rreth 1 mijë video me raste dhune dhe dëshmi të viktimave, të cilat bënë që autoritetet të nisnin një hetim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026