English

Kriza e bizneseve në Kosovë, parashikohet ulja e TVSH-së me afro 50% për t’u ardhur në ndihmë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përveç vdekjeve, rreth 1. 400 persona, si dhe numrit të lartë prej mijëra të infektuarish nga Covid-19, institucionet përkatëse në Kosovë, konfirmojnë për Euronews Albania se pandemia ka goditur edhe sektorin e biznesit.

- Advertisement -

Nga 1 janari deri me 31 dhjetor 2020, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, në Kosovë janë mbyllur 1.356 biznese.

“Të kemi ndihmë financiare prej tyre. Të kemi ndihmesa financiare prej tyre pasi dihet se jemi prodhues që eksportojmë”, shprehet Ramiz Gashi, biznesmen.

Institucionet shtetërore qendrore deklarojnë se do të ofrojnë mbështetje financiare.

“Ne i kemi 10.4 milionë euro si MTI të cilat do të shkojnë drejtpërdrejt tek bizneset. Po ashtu Ligji për rimëkëmbje ekonomike parash edhe aktivitet të tjera mbështetëse p.sh prej uljen e TVSH-së 18 për qind në 8 për qind”, ka deklaruar Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë e Industrisë.

Nga ana tjetër, edhe komunat deklarojnë se po mundohen t’u dalin në ndihmë bizneseve.

“Po gjithashtu, edhe prej marsit e deri më tani komunat kanë shpenzuar mjete nga të hyrat vetanake sa i përket luftës për parandalimin e COVID-19 duke bërë dezinfektimin e shkollave, duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe gjithashtu duke ofruar paketa të ndryshme financiare bizneseve duke i liruar nga taksat, duke i liruar nga kamatat dhe gjobat sa i përket mos pagesës së tatimit në pronë”, tha Sazan Ibrahimi, drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Bazuar në të dhënat e Odës Ekonomike të Kosovës, humbja vjetore financiare e bizneseve si shkak i pandemisë, është llogaritur të jetë rreth 1 miliard euro.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?