Kriza e fermerëve ukrainas, mes tokave të minuara e makinerive të shkatërruara

30 Maj 2022 | 10:52

Kriza ushqimore globale është përkeqësuar pasi Ukraina e cila prej tre muajsh është sulmuar nga Rusia e ka të pamundur të eksportojë miliona tonë grurë dhe të produkte të tjera agrikulturore.

Në shumë prej këtyre porteve ka ende mina të pashpërthyera. Fermerët shprehen se u janë shkatërruar edhe makineritë me të cilat punojnë tokën.

“Për momentin nuk kemi makineri bujqësore, e kemi rimarrë tokën që nuk është e minuar e ku mund të punojmë, por nuk kemi makineri sepse janë shkatërruar, pajisjet kryesore janë të gjitha të shkatërruara”, thotë Mikhaylo Perushenko, punonjës ferme.

Edhe në arat ku kultivohen produktet ushqimore mund të gjenden raketa apo mina të lëna pas nga ushtarët.

“Ka shumë gropa, e gjitha toka ka gropa të krijuara nga bombardimet. Nuk ka sulme, por në fusha të tjera vijojnë goditjet. Në Tokë ka edhe raketa, i kalojmë sipër dhe mbjellim, çfarë mund të bëjmë?” shprehet Aleksandr Bezuhliy, shofer traktori.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit, por lufta dhe bllokada ruse në porte e kanë ndalur pjesën më të madhe të këtij eksporteve , duke rrezikuar furnizimet botërore të ushqimit.

Presidenti Vladimir Putin u tha udhëheqësve të Francës dhe Gjermanisë se Rusia ishte e gatshme të diskutonte mënyrat për të bërë të mundur që Ukraina të rifillonte dërgesat e grurit nga portet e Detit të Zi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

Presidenti hungarez Tamas Sulyok ka firmosur këtë të shtunë amendamentin kushtetues i cili i jep fund presidencës së tij. Legjislacioni ishte pjesë e përpjekjes së...
20:54 | 18/07/2026

Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, tha të shtunën se administrata e tij po shqyrton nëse ka autoritetin ligjor për të arrestuar kryeministrin...
20:45 | 18/07/2026

Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani

Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani të premten, ndërsa mbronin sulmet me raketa balistike dhe dronë nga Irani, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM)...
20:30 | 18/07/2026