Kriza e lindjeve në Itali, përpjekjet e qeverisë nuk mjaftojnë

10 Maj 2024 | 13:51

Nxitja e lindjeve nuk është vetëm një problem italian, por mbarë evropian. Por Italia ka disa nga kuotat më të ulëta të lindjeve në BE dhe vendi po plaket më shpejt se vendet e tjera evropiane.

Zgjidhja e krizës është një nga politikat prioritare të qeverisë dhe po ashtu e partisë Vëllezërit e Italisë dhe agjendës së BE-së.

Një konferencë dyditore e mbajtur në Romë ofroi shanset për të diskutuar atë që konsiderohet një emergjencë kombëtare.

Eventi u ndërpre shkurt nga një grup aktivistësh, që sulmuan masat anti-abort të qeverisë, gjë që tregon se sa politikisht i ndarë është debati mbi këtë çështje.

Organizatorët theksuan se një institucion privat ishte pas eventit dhe jo qeveria.

“Nuk është një problem që ka të bëjë me një krah politik, apo një tjetër. Është një çështje që i shqetëson të gjithë, përfshirë spektrin politik, por edhe kategoritë shoqërore nga emigracioni tek të moshuarit”, thotë Gigi De Paolo, drejtor i Fondacionit për kuotën e lindjeve.

Ekspertët thonë se nëse trendi vazhdon, popullsia e Italisë prej 59 milionë banorësh mund të bjerë me 1 milion në 2030-n. Sipas të dhënave të Institutit Italian të Statistikave, shifra mesatare e fëmijëve për grua ka rënë nga 1.24 në vitin 2022 në 1.2 në 2023. Një popullsi në plakje krijon probleme si për pensionet ashtu edhe për sistemin shëndetësor.

“Një nga karakteristikat e rastit të Italisë është se kriza ka qenë persistente ndër vite. Që prej 2008-s e deri më sot kemi humbur rreth 200 mijë lindje të reja. Dy të tretat e tyre janë për shkak të faktit se prindërit potencialë mungojnë. Sepse rënia e lindjeve daton deri në 30 vjet më parë”, shprehet Sabrina Prati, drejtoreshë e përgjithshme e ISTAT.

Vetëm në 2023-shin, qeveria lëvroi rreth 1 miliard euro për masat që synonin të ndihmonin gratë të përballeshin me amësinë dhe punën.

“Po flasim për një sfidë të vështirë me përmasa historike për të gjithë botën perëndimore. Evropa në veçanti duhet të ndërhyjë dhe të organizojë një konferencë ndërqeveritare për ta diskutuar”, thotë Adriano Bordignon, drejtor i Forumit Kombëtar të Familjeve.

Partitë e opozitës deklarojnë se qeveria duhet të bëjë më shumë për të rritur fertilitetin, me ekspertët që thonë se buxheti i fundit nuk përmban masa të mjaftueshme për të frenuar problemin. Por të gjithë bien dakord për një gjë: në dekadat e fundit, qeveritë kanë dështuar në hartimin e një strategjie për të adresuar rënien demografike të Italisë, ose për të parandaluar rënien e mëtejshme të lindjeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026