Kriza Rusi-Ukrainë në momentin më të rrezikshëm, thotë Johnson
Kryeministri britanik Johnson paralajmëroi se kriza Rusi-Ukrainë është në “momentin e saj më të rrezikshëm” dhe se lufta do të ishte një “katastrofë absolute”.
Këtë deklaratë e bëri pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, në Bruksel.
Johnson tha se “kjo është kriza më e madhe e sigurisë me të cilën është përballur Evropa ne dekadat e fundit”.
Ai deklaroi sot se Britania mund të mbështesë kryengritjen ushtarake në Ukrainë, nëse Rusia e pushton atë.
Analistët ushtarakë vlerësojnë se Moska ka grumbulluar më shumë se 135,000 trupa në kufijtë e Ukrainës, dhe besojnë se tani janë pothuajse të gjitha kushtet e nevojshme për Putin që të sulmojë Ukrainën.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se një zgjidhje politike është ende e mundur, por paralajmëroi se Rusia do të “paguante një çmim të lartë” nëse zgjedh përballjen ushtarake.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus, gjatë një konference për mediat të mbajtur sot me ministrin e Jashtëm britanik, nënvizoi se trupat ruse do të kthehen ne bazat e tyre, sapo të përfundojë stërvitja në Bjellorusi.
Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në 22 rajone për shkak të rrezikut të përmbytjeve
Një tërmet i fortë godet Indonezinë, sa ishte magnituda
Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 08:48 Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në 22 rajone për shkak të rrezikut të përmbytjeve
- 08:46 Një tërmet i fortë godet Indonezinë, sa ishte magnituda
- 08:41 Embolo dhe Ndoye e çojnë Zvicrën në 16-shen e fundit të Kupës së Botës, duke mposhtur Algjerinë
- 08:28 Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 07:44 Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)