Krizë kushtetuese pas dorëzimit të mandateve nga Lista Serbe? Flet Glauk Konjufca

7 Nëntor 2022 | 13:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se nuk ka asnjë krizë kushtetuese, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të Listës Serbe.

Konjufca nënvizoi se Kuvendi do të procedojë sipas ligjit për zëvendësimin e tyre.

“Unë mendoj se me këtë ngjarje nuk rrezikim të rendit kushtetues të Kosovës. Na ka ndodhur largim më i madh se ky, sepse dorëheqje të tilla nuk kemi pasur kurrë, por në aspektin ligjor është e njëjta procedurë siç ndodh edhe me deputetë tjerë.

Në këtë rast ne kemi një Grup Parlamentar, është rast specifik që largohet një Grup Parlamentar. Edhe për këtë rast janë të qarta procedurat ligjore, nuk rrezikohet Kuvendi e as nuk mund ta sfidojnë”, theksoi ai.

Mëngjesin e sotëm dhjetë deputetë të Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre. 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme.

Të shtunën, në një konferencë për media kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, njoftoi se ata do të tërhiqen nga institucionet qendrore të vendit dhe në komunat veriore.

Sot ata kanë dorëzuar edhe armët. Këto veprimet erdhën pasi qeveria e Kosovës mori vendimin për targat.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026