Policët serbë dorëzojnë armët në veri, prani e shtuar e EULEX-it
Pas dorëheqjes së paraqitur me shkrim ditën e djeshme, zyrtarë policorë serbë kanë dorëzuar armët dhe uniformat e tyre duke filluar nga mëngjesi i së hënës, në stacionin policor në veri të Mitrovicës.
Dorëzimi i pajisjeve të rreth 300 policëve në këtë stacion policor do të bëhet gjatë ditës së sotme me orare të ndryshme.
Ndërkohë, pjesëtarë të policisë së EULEX-it janë vërejtur duke hyrë dhe dalë nga stacioni i policisë në veri të Mitrovicës, në kohën kur policët serbë po dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre.
Gjithashtu, edhe rreth 150 policë tjerë të cilët kanë shërbyer në komunat e tjera veriore të Kosovës do të dorëzojnë pajisjet e tyre.
Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.
Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë