Daçiç: Nëse SHBA-BE s’i japin fund Kurtit, tregon se janë të pafuqishëm ose heshtin
“Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund t’i japin fund Albin Kurtit, atëherë kjo është ose pafuqia e tyre, ose pëlqimi i tyre në heshtje”.
Kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç në një intervistë për RTS (Radio Televizioni Serb).
I pyetur nëse Perëndimi do të mund t’i bëjë presion Prishtinës, shefi i diplomacisë serbe thotë se askush në Serbi nuk e beson këtë.
Ai deklaroi se Serbia nuk është palë në konflikt, por se po lufton për mbrojtjen e Marrëveshjes së Brukselit.
Ministri i tha Bashkimit Evropian se është edhe detyrim i tij që të formojë Asosacionin.
“Unë i them BE-së se është edhe obligim i tyre që të formojnë Asosacionin, jo vetëm të Kurtit. E ka nënshkruar Catherine Ashton, nëse nuk është kështu, atëherë edhe mua më keni mashtruar”, ka theksuar Daçiç.
Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.
Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë