Vuçiç: Nëse amerikanët janë të zgjuar, KFOR dhe EULEX do ta ruajnë paqen në veri

6 Nëntor 2022 | 22:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur për herë të parë publikisht për tensionet në Kosovë dhe ka thënë se bëhet fjalë për “ndryshime të mëdha politike, pothuajse tektonike”.

Sipas tij, marrëveshja e Brukselit ka kontribuar në “blerjen e paqes” në Serbi dhe rritjen ekonomike.

Mirëpo, vendimin e serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, ai e quajti të vështirë, shkruan Euronews Serbia.

Vuçiç nënvizoi se amerikanëve u intereson konflikti, përkundrazi. Madje, ai tregon se shpreson që amerikanët dhe disa të tjerë të kujdesen për sigurinë në veri.

“Nëse SHBA-të janë mjaft të zgjuara dhe të përgjegjshme, do t’i thonë KFOR-it, UMNIK-ut dhe EULEX-it që të kryejnë punën e policisë në veri, kjo do të kontribuojë për paqen. Por nëse janë shqiptarët që nuk kanë të drejtë ta bëjnë, unë kam frikë se do të çojnë në fatkeqësi”, deklaroi ai.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë  e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026