Kroacia blen sistem kundërajror francez për 72 milionë euro
Qeveria e Kroacisë ka njoftuar se do të blejë sistemin francez të mbrojtjes ajrore Mistral, për 72 milionë euro, si pjesë e përpjekjeve të kësaj anëtareje të NATO-s për të modernizuar forcën e saj ajrore, raporton Reuters.
Vendimi vjen pas blerjes së vitit të kaluar të 12 avionëve luftarakë francezë Dassault Rafale, me vlerë 999 milionë euro, për të zëvendësuar skuadriljen kroate të avionëve rusë MiG-21 që datojnë nga ish-Jugosllavia, prej të cilëve vetëm disa janë ende në funksion, shkruan REL.
“Rrethanat që ndodhën me agresionin rus kundër Ukrainës dhe rënien e dronit në Zagreb treguan se është e rëndësishme dhe e nevojshme të përshtaten prioritetet dhe planet për pajisjen e ushtrisë kroate”, tha ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozhiq.
Ai nuk ka specifikuar se kur do të arrihet marrëveshja.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet
Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar