Kroacia në alarm, raportime për bomba në gjykata, evakuohen punonjësit

5 Dhjetor 2022 | 12:15

Raportimet për bomba janë raportuar në gjykatat në Zagreb, Varazhdin, Dubrovnik, Split dhe Pula.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se po bëhet evakuimi i punonjësve.

Përveç gjykatave në Zagreb dhe qyteteve të tjera në Kroaci, dyshohet se po kërcënohet dhe qeveria kroate.

Punonjësit e Gjykatës Komunale dhe të Qarkut të Splitit, Prokurorisë Komunale dhe të Qarkut të Shtetit, u evakuuan për shkak të një raportimi për një bombë të vendosur.

Zëdhënësi i Gjykatës së Qarkut, gjyqtari Dinko Mešin, tha se ata e morën njoftimin për bombë me email në orën 9:24 ku shkruhej: Ndërtesat do të shemben. Mos e injoroni këtë. Bomba është vendosur, shkruan Euronews Serbia. 

“Në emailin e raportit nuk është specifikuar se ku është vendosur saktësisht bomba, kështu që supozohet se emaili është dërguar në disa adresa. Tani për tani një email të tillë e kemi marrë ne dhe Gjykata Komunale. Policia ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe aktualisht rreth treqind punonjës të Gjykatës së Qarkut dhe punonjësit e dy prokurorive kanë boshatisur objektet”, tha Meshin.

Policia ndodhet në terren me qen dhe aktualisht po bëhet inspektimi i objekteve.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026