SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit dhe këtë të hënë i komunikoi akuzat ish-deputetit socialist, Alqi Bllako.
Sipas Prokurorisë, Ballako është përgjegjës për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Pritet që në vijim, akuzat t’i komunikohen edhe personave të tjerë të akuzuar në këtë dosje, përfshi edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Për këtë dosje, SPAK mori nën hetim edhe 11 persona të tjerë disa javë më parë, të akuzuar se nëpërmjet një skeme mashtrimi me fatura fiktive kishin përfituar miliona lekë. Më 16 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste pas hetimeve për inceneratorin e Fierit.
N ga hetimet ka rezultuar se Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, ka bërë pagesa në drejtim të kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 lekë.
Në njoftim sqarohet se Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” në bashkëpunim me Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie kanë falsifikuar dokumente se kanë investuar me vlerën 4,000,000 (katërmilion) euro, për shërbime që nuk janë kryer.
Shuma e parave është paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.
Nga hetimet e SPAK, rezulton se zyrtari i FSHF-së Arben Dervishaj udhëtoi dhe pa ndjeshje në Itali me financine nga Klodian Zoto.
Ndërsa për përfshirjen e Alqi Bllakos, nga hetimet rezulton se ka favorizuar kompaninë e Klodian Zotos për përfitimin e vlerës 14,964,900 lekë.
Kjo shumë parash është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar drejtor kantieri.
LEXONI GJITHASHTU
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike