Kroacia përgatitet për një stuhi të fortë, autoritetet publikojnë rekomandimet

25 Korrik 2025 | 12:41

Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik i Kroacisë ka publikuar një imazh satelitor të një vije të bardhë që shtrihet nga veriu i Italisë përgjatë Mesdheut perëndimor dhe lidhet me ndryshimin e paralajmëruar të motit.

Përpara ndryshimit të motit, Drejtoria e Mbrojtjes Civile publikoi udhëzime se çfarë duhet bërë në rast të stuhive dhe erërave të forta.

Ata treguan se në rast të një stuhie, të gjitha aktivitetet në natyrë duhet të shtyhen.

“Nëse dëgjoni bubullima të largëta ose shihni një shkreptimë drite, nëse jeni në gjendje, hyni brenda sepse një ndërtesë e fortë është vendi më i sigurt gjatë një stuhie”, thuhet në faqen zyrtare të Drejtorisë.

Nëse po notoni, dilni në breg, largohuni nga plazhi dhe kërkoni strehim. Kjo vlen edhe për peshkimin. Shmangni të gjitha llojet e makinerive metalike, traktorëve dhe makinerive të tjera të punës.

“Nëse jeni në një automjet gjatë një stuhie, zhvendoseni makinën në anë, sa më larg pemëve dhe ndërtesave (nëse është e mundur), përpiquni të gjeni një zonë sa më të hapur, shmangni vendet ku mund të grumbullohet uji, siç janë nënkalimet ose tunelet”, rekomandojnë, ndër të tjera, nga Drejtoria.

Përveç kësaj, janë publikuar rekomandime në rast të erërave të forta, pavarësisht nëse dikush është brenda apo jashtë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026