Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli paraqitet në SPAK

22 Korrik 2022 | 14:08

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Leli është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, por nuk dihet ende arsyeja.

Së fundmi, borxhet e ujësjellësit kanë nxjerrë në pah një tjetër përplasje mes kryebashkiakut të Vlorës dhe Këshillit Bashkiak.

Me një shumicë të Partisë Socialiste, anëtarët e këtij këshilli, kanë kërkuar që ujësjellësi të kthehet në një shoqëri aksionere.

Për “Euronews Albania”, kryebashkiaku Dritan Leli ka deklaruar se Bashkia e Vlorës nuk është kundër rajonalizimit të ujësjellësave, por duhet një analizë dhe konsultim me publikun.

Vetë Leli, i cili i është drejtuar me një letër Këshillit Bashkiak për të mos miratuar këtë projekt vendim.

Kryetari i bashkisë ka thënë se vendimi i paraqitur nga këshilltarët bashkiakë nuk është  parashikuar as në vendimin e Këshillit të Ministrave për rajonalizimin e ujësjellësve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit

Autori i dyshuar, 24-vjeçari Nikolla Agolli dhe miku i tij, 30-vjeçari David Prifti, janë arrestuar një ditë pas atentatit ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Brian...
11:02 | 02/07/2026

Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve

Po vijon protesta jashtë Parlamentit, e cila është shoqëruar me disa përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Ndërkohë, disa minuta më parë i është...
10:54 | 02/07/2026

Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen...
10:49 | 02/07/2026