Kryebashkiaku socialist paraqitet 2 herë brenda javës në SPAK

8 Nëntor 2023 | 14:05

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sërish në SPAK të mërkurën.

Suli ka thënë për mediat teksa hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme se do të dorëzonte disa dokumente.

Kryebashkiaku socialist është thirrur në SPAK në lidhje me hetimet që kanë nisur për Bashkinë e Kamzës.

Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli.

Në emër të banorëve të Kamzës, më 11 shtator Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli. Duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist për disa akuza si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo...
19:43 | 26/06/2026

Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me Banjot Termale të Bënjës, duke shpërndarë edhe pamje nga zona. Në një postim në Facebook,...
19:31 | 26/06/2026

LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë, ata...
19:10 | 26/06/2026